Fjalë Kyçe

Në Mitrovicë gjendet një person i varur në litar

Në Mitrovicë gjendet një person i varur në litar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Broboniq të Mitrovicës, në një zonë malore, është gjetur pa shenja jete një 50 vjeçar i varur në litar.

Sipas njoftimit për media, ngjarja është raportuar sot rreth orës 10:00 të datës 31 janar 2020.

“Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima S.H. 50 vjeçar, ishte pa shenja jete.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.