Fjalë Kyçe

Në Mitrovicë mbyllen bizneset të cilat punojnë të dielën

Në Mitrovicë mbyllen bizneset të cilat punojnë të dielën

Në Mitrovicë janë mbyllur disa biznese të cilat punojnë të dielën.

Drejtoria e Inspeksionit në këtë komunë gjatë ditës sotme ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste dhe tek lojërat e fatit në rajonin e qytetit të Mitrovicës.

Sipas kësaj Drejtorie qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga ato subjekte afariste të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre edhe gjatë ditës së diele.

“Gjatë këtij aksioni janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 2 mega markete të mëdha, dhe 2 lojëra të fatit ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti”.

“Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se gjatë këtij aksioni nuk ka pasur ndonjë problem dhe lokalet janë mbyllur menjëherë, pasi që janë njoftuar me kohë se do të ndodh një gjë e tillë”.

“Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve”, thuhet në komunikatë.