Shadije Pllana-Hoti, më 14 prill të vitit 1999, mbeti pa dy vëllezërit dhe burrin e saj.
Dhimbja për ta asnjëherë nuk iu shua, e 20 vjet pas, Hoti ndihet e frustruar se si po përkujtohen nga institucionet, më të dashurit e saj.
Të indinjuar janë edhe familjarët e tjerë të viktimave të kësaj masakre, të cilët nuk lejuan zyrtarët komunalë të vendosin kurora lulesh te pllaka përkujtimore.
Komuna, në 20-vjetorin e masakrës në Lagjen e Kovaçëve, ku ushtria serbe kishte pushkatuar rreth 30 civilë shqiptarë, vetëm ka rrethuar hapësirën ku është e vendosur pllaka përkujtimore dhe ka gjelbëruar mjedisin përreth.
Por, për familjarët, kjo është e papranueshme dhe ngjason me një varr, gjë që shton pikëllimin te ta.
Për më tepër, sipas tyre, Komuna nuk e realizoi premtimin që ta ndërtojë një obilesk në shenjë përkujtimi të viktimave.
Megjithatë, lule, te pllaka përkujtimore iu lejua të vendoste vetëm Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve.