Fjalë Kyçe

Në Natën e Bajramit ia dorëzojnë çelësat familjes skamnore

Në Natën e Bajramit ia dorëzojnë çelësat familjes skamnore

Në fshatin Dyz të Podujevës, i është ndërtuar një shtëpi një skamnori në natën e festës së Kurban Bajramit. Familja e Sadri Islamit që po jetonte në kushte të rënda, iu gëzua shtëpisë së re sot, shkruan Indeksonline.

Fëmijët janë pa nënë dhe po jetonin vetëm me babanë e tyre në kushte të rënda. Por, donatori Nexhmi Sabit Hoti e gëzoj këtë familje një natë parë festës.

Një falënderim të veçantë pronari i Restorant ORA e bëri për të gjith klientët dhe ndërtimin e kësaj shtëpie ua dedikoj atyre pasi që në mënyrë indirekte me vizitat e tyre në restaurant, kontribuan në ndërtimin e kësaj shtëpie.

Në dhënien e çelësave të shtëpisë ishte imami i xhamisë së madhe në Podujevë, Idriz Bilalli. Për më shumë shikojeni pamjet.