Katër protestues pro Brexit-it, që udhëhoqën një nismë të ngadalësimit të trafikut si shenjë proteste, do të ndiqen penalisht nga policia britanike.
Policia paralajmëroi që nuk do tolerohen nisma të tjera të ngjashme, shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Express.
Katër protestuesit shkaktuan kaos në autostradë nëpër Britani pas nismës së tyre për ngadalësim të trafikut si masë kundër shtyrjes së daljes nga BE-ja.
Britania e Madhe ka dështuar të dalë nga BE’ja për shkak të kundërshtive në Parlament. BE i ka dhënë edhe një afat shtesë këtij vendi për t’i përfunduar procedurat për largim nga Blloku.
Sidoqoftë, shoferët ishin paralajmëruar që të qëndronin në korsinë e ngadaltë, dhe të mos vozisnin me shpejtësi më të vogël se sa 45 milje në orë. Por përkundër kësaj ata zunë të gjitha korsitë dhe shpejtësia e tyre e vozitjes ishte 20mph.
Lëvizja “Brexit Direct Action” që po lobon për largim sa më të shpejtë, ka kërkuar për protesta të njëjta të ngadalësimit të trafikut nëpër gjithë Britaninë. Ata deklarojnë se kanë njerëz të gatshëm nëpër gjithë vendin.
Protestat vjen si rezultat i shtyrjes së datës së largimit deri më së paku me datën 12 prill, derisa është raportuar që deputetët mund të anulojnë krejt Brexitin.