Fjalë Kyçe

Në një dekadë kanë emigruar 450 mijë shqiptarë

Në një dekadë kanë emigruar 450 mijë shqiptarë

Shqipëria humbet çdo vit rreth 20 mijë banorë. Emigrimi drejt vendeve perëndimore, dominohet nga rikthimi i shqiptarëve në atdhe, ku përgjatë dekadës së fundit janë larguar 450 mijë vetë dhe janë kthyer 237 mijë.

Shifrat e migracionit neto tregojnë se vendi ynë ka humbur që nga viti 2011, 7.5 për qind të banorëve të saj.

Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave, tregojnë se ritmet e ikjes janë përshpejtuar në vitin 2021, ndërsa efektet e braktisjes janë parë në 11 qarqet e vendit, me përjashtim të Tiranës.

Emigracioni masiv i shqiptarëve nisi në vitin 1990, dhe 32 vite më pas shifrat e shpopullimit, nuk duket të jetë frenuar nga politikat vendase.

Italia, Greqia, SHBA dhe Gjermania janë vendet ku janë shpërngulur shumica e qytetarëve 3 dekadat e fundit, ku numri i emigrantëve arrin në 1.2 milionë ven.

Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës, janë bërë kërkesat kryesore që kanë motivuar largimin.

Ndërkohë, nga emigrimi në shekuj, diaspora shqiptare është edhe më e gjerë, duke u shtrirë në 5 kontinente me një komunitet, që arrin në 1.7 milionë banorë nga vlerësimet e tërthorta. /Euronews Albania/