Fjalë Kyçe

Në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës, Rama nderon të mbijetuarin e dhunës seksuale në luftë Ramadan Nishorin

Në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës, Rama nderon të mbijetuarin e dhunës seksuale në luftë Ramadan Nishorin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot Ramadan Nishorin, të mbijetuarin e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Rama thotë se në prag të përvjetorit të çlirimit të Prishtinës, nderojmë me krenari historinë e atdheut tonë.

“Lufta e fundit la jo vetëm plagë fizike, por edhe plagë shpirtërore që na kujtojnë se liria ka çmim të lartë. Në këtë moment reflektimi, vlerësojmë me respekt dhe nderim guximin e Ramadan Nishorit, burrit të parë që publikisht pranoi se është viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Ai na mëson se përballja me të kaluarën është hapi i parë drejt shërimit dhe drejtësisë. Pa guximin për të thyer heshtjen, nuk ka mundësi për ndërtim të qëndrueshëm kombëtar”, ka shkruar Rama në Facebook.