Fjalë Kyçe

Në prag të lindjes, këngëtarja e njohur bën këto lëvizje pranë veturës

Në prag të lindjes, këngëtarja e njohur bën këto lëvizje pranë veturës

Katy Perry vallëzoi para veturës dhe videon e shpërndau në rrjete sociale.

Ajo është në pritje të lindjes së fëmijës së parë me të fejuarin Orlando Bloom, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Katy Perry vërtetoi se nuk është ende e gatshme për këtë, pasi bëri vallëzim të ëmbël, derisa partneri i saj e bëri këtë sfidë virale.

Kandidatja për 13 çmime “Grammy”, 35 vjeç, tregoi barkun e rrumbullakosur, derisa partneri po e filmonte momentin qesharak me telefonin e tij.

Në video, Katy dukej e veshur me veshje sportive gri, ndërsa Orlando po e pyeste “E dashur, çfarë dite është?”.

Pasi doli nga makina, këngëtarja ngriti bluzën lart dhe filloi të vallëzonte pranë veturës. Ajo bëri lëvizje mbresëlënëse për një grua që është pak ditë para lindjes.