Fjalë Kyçe

Në praninë e kryeministrit Haradinaj dy familje i japin fund hasmërisë

Në praninë e kryeministrit Haradinaj dy familje i japin fund hasmërisë

Dy familje nga Juniku sot i kanë dhënë fund hasmërisë mes vete. Kjo ndodhi pikërisht në nderim të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahy Familja Knushi i shtriu dorën e pajtimit familjes Shehu.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri I vendit, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj, ka shkruar se shqiptari e njeh kodin si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!/Gazeta Alo/