Orionidi, shiu meteor i vjeshtës, do të arrijë kulmin e tij të martën dhe të mërkurën mbrëma në Hemisferën Veriore.
Orionidët janë aktivë çdo vit në tetor, zakonisht arrijnë kulmin rreth 20-21 tetorit.
”Dushi” i meteoritëve Orionide është shiu i dytë meteorik i krijuar nga mbeturinat në bishtin e Kometës së Halley dhe deri në 20 meteorë në orë hyjnë dhe digjen në atmosferën e Tokës.
Nëse do ta humbni ”dushin” e meteorit të kësaj jave, përsëri mund të kapni Leonidët në nëntor dhe Geminidët në dhjetor, të cilët janë të lidhur përkatësisht me Kometën Tempel-Tuttle dhe asteroidin Phaethon.\ ATSH