Fjalë Kyçe

Në qendër të Prishtinës, rruga e shndërruar në deponi bërlloku

Në qendër të Prishtinës, rruga e shndërruar në deponi bërlloku

Kryeqyteti i Kosovës ende nuk e ka të zgjidhur problemin e mbeturinave. Në shumë pjesë të Prishtinës, mund të shohësh mbeturina nëpër tokë, të cilat edhe kutërbojnë erë të keqe.

Një rast i tillë është edhe në lagjen Santea në kryeqytet, ku mbeturinat kanë mbuluar pjesë të rrugës.

Komuna e Prishtinës nuk po bën sa duhet për të zgjidhur problemin e mbeturinave, por edhe qytetarët po tregohen të pandërgjegjshëm, duke i hedhur ato vend e pa vend.

Po ashtu, qytetarë të shumë të kryeqytetit, shpesh herë janë ankuar për mungesë të kontejnerëve nëpër lagjet ku ata banojnë.