Fjalë Kyçe

Në QKUK tani bëhet edhe rezonanca magnetike e boshtit kurrizor

Në QKUK tani bëhet edhe rezonanca magnetike e boshtit kurrizor

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë ka filluar të kryhet edhe rezonanca magnetike e tërë kurrizit, me aparatin e ri të rezonancës magnetike.

Në angazhimin e saj për të shërbyer më mirë pacientët me nevojë, Radiologjia po aktivizon edhe shërbimet tjera të cilat do të rrisin gamën e shërbimeve imazherike, thuhet në njoftim.

Në të ardhmen Klinika e Radiologjisë ka në plan që të zgjerojë edhe me procedura të reja.