Fjalë Kyçe

Në rend dite të mbledhjes së Qeverisë – shkarkimi i Bordit të Infrakosit

Në rend dite të mbledhjes së Qeverisë – shkarkimi i Bordit të Infrakosit

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin pritet të mblidhet sot në orën 16:00.

Grupi Koha ka parë rendin e ditës, ku ndër tjera, është edhe “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos”.

Në rend dite parashihet të jenë 5 pika.

Grupi Koha ka raportuar gjatë për parregullsitë në Infrakos. Së fundmi, 2 zyrtarë të saj u akuzuan për degradim të hekurudhës, konkretisht për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Gjithashtu, punëtorët e Infrakosit kishin protestuar në vazhdimësi për shkak të mungesës së pagave.

Në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë, është edhe shqyrtimi i propozimit të vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve pas tërmetit.