Fjalë Kyçe

Në Rusi, Daçiqi ia tregon Lavrovit ‘planet’ për Kosovën

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daciq ka thënë sot, pas takimit me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov në Shën Peterburg se kanë shqyrtuar “në detaje situatën në Kosovë” para mbledhjen se Këshillit të Sigurimit më 10 qershor

Daciq e ka vlerësuar “të rëndësishme mbledhjen” për shkak se “po ndodh pas ngjarjeve më të reja në Kosovë, pas incidenteve dhe ndërhyrjes në veri dhe sulmit në forcat e OKB-së, pra të përfaqëesuesit rus të UNMIK-ut”.

Ai ka thënë se e ka njohur në detaje Lvrovin se çfarë do të bëjë Serbia në muajt e ardhshëm, “cilat janë qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje më të rëndësishme”.

Dacic ka thënë se janë “të gatshëm për kompromis” por, sipas tij, “pala shqiptare nuk do marrëveshje dhe përherë po shkon në rrënimin e marrëveshjeve, se nuk do të realizojë atë që ka nënshkruar para gjashtë vitesh, të formojë AKS-në e t’i heqë taksat…”.

Lavrov, sipas Dacicit, ka thënë se koordinimi mes Rusisë e Serbisë është i mirë dhe se Rusia ambsolutisht e mbështet Serbinë dhe se kjo mbështetje do të shprehet qartas në mbledhjen e KS të hënën më 10 qershor, transmetojnë mediet serbe.