Fjalë Kyçe

Në ShBA ka më shumë ateistë sesa katolikë

Në ShBA ka më shumë ateistë sesa katolikë

Për herë të parë, numri i njerëzve të pafe ka kryesuar në një studim sa i përket identitetit fetar të amerikanëve, sipas një analize të re nga një njohës i politikës.

Të pafetë tejkaluan katolikët dhe evangjelikët në një studim të vazhdueshëm të gjendjes së përgjithshme sociale.

Ryan Burge, njohës i politikës në Universitetin Lindor të Illinoisit dhe prift katolik, u shpreh se 23.1% e amerikanëve tani thonë se nuk kanë fe. Katolikët vijnë më pas me 23.0% dhe evangjelikët më 22.5%. Mbi 2000 persona janë intervistuar personalisht për këtë studim.

“Është hera e parë që e kemi parë këtë. E njëjta pyetje është parashtruar për 44 vjet”, i tha Burge televizionit CNN.

Ngritja me shpejtësi të madhe e numrit të të pafeve nisi në fillimet e viteve 90 dhe është rritur për 266% që nga viti 1991, shtoi ai.

Burge supozon se të pafetë do të jenë grupi më i madh në SHBA pas 4 deri 6 vjetëve.

Ekspertët ende po debatojnë për faktorët që qëndrojnë prapa kësaj vale të amerikanëve që deklarohen të pafe.

Një nga arsyet mund të jetë interneti, tha Nick Fish, kryetar i ateistëve amerikanë. Sipas tij, interneti ua mundëson atyre një vend ku e gjejnë njëri-tjetrin.

“Ne jemi duke e parë ngritjen e gjeneratës së amerikanëve të cilët janë të uritur për fakte dhe kureshtarë për botën”, thuhet në këtë hulumtim, shkruan “CNN”.