Fjalë Kyçe

Në SHSKUK për herë të parë lëshohet në funksion aparatura për ndërhyrje kirurgjike në gjoks

Në SHSKUK për herë të parë lëshohet në funksion aparatura për ndërhyrje kirurgjike në gjoks

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme (e enjte) Klinika e Kirurgjisë Torakale për herë të parë ka vënë në funksion aparaturën e re “Nuss” – procedurë e cila realizohet me Vats që është intervenim kirurgjik në gjoks.

SHSKUK-ja, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se përmes aparaturës së re për herë të parë në Kosovë janë realizuar dy operacione.

Për procedurën “Nuss” pacientët deri ditën e djeshme janë referuar për trajtim jashtë vendit ndërsa tash e tutje sipas SHSKUK-së plotësohen të gjitha kushtet për intervenime kirugjike në gjoks.