Fjalë Kyçe

Në Smrekonicë janë lodhur me të burgosurit e lazdruar

Në Smrekonicë janë lodhur me të burgosurit e lazdruar

Në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur në Smrekonicë, nga 24 dhjetori i 2021 mund ta vuajnë dënimin edhe personat e dënuar me më pak se 6 muaj burgim.

Vendimi i ri nuk është gjithaq i mirëpritur nga drejtuesit e këtij burgu, ngaqë të sapoardhurit del të jenë më problematik e madje edhe shembuj jo fort të mirë për të burgosurit e vjetër.

“Dy raste janë të këtij vendimi që janë larguar, po këto dyja kanë bë një stimulim që me ndodhë edhe te tjerët, pasi nuk kemi informacion se si është ai i burgosur para se të vijë në pavijonin e tipit të hapur.” – thotë Shefik Sylejmani, drejtor i qendrës korrektuese, Smrekonicë

Para 24 dhjetorit, vetëm të burgosurit mbi 6 muaj dhe me vendim të komisionit vlerësues mund ta vuanin dënimin në qendrën e tipit të hapur. Tashti edhe vlerësimin duhet ta bëjnë vetë, edhe atë brenda 1 jave.

“Sidomos kur ka raste si vjedhja, recidivizmi, është vështirë që të merret një vendim nga grupi vlerësues nëse ai person i plotëson kushtet për të qëndruar në pavijon.”

Drejtuesit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë kanë kërkuar nga drejtoria qendrore ta rishqyrtojë këtë vendim. Për diçka të tillë nuk është vendosur ende.