Fjalë Kyçe

Në spitalet e Kosovës ndodhen 90 pacientë me Covid-19

Në spitalet e Kosovës ndodhen 90 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 90 pacientë janë duke u trajtuar në klinika dhe reparte COVID-19.

Prej 90 pacientëve që janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitiv, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Përmes njoftimit, SHSKUK ka bërë të ditur se në QKUK aktualisht janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë me gjendje të rënduar.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë

7 të konfirmuar pozitivë

3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë