Fjalë Kyçe

Në Spitalin e Ferizajt kufoma lihet dy orë në koridor e mbuluar me çarçaf

Në Spitalin e Ferizajt kufoma lihet dy orë në koridor e mbuluar me çarçaf

Një video e cila ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, shihet se në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, kufoma e një personi është lënë për disa orë në koridor e mbuluar me çarçaf.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

“Në objektin ku jemi duke operuar e kemi të huazuar nga QKMF për arsye se Emergjenca jonë është shënderruar në repart ku është duke u trajtuar Covid-19.Andaj në këtë objekt jemi përkohësisht dhe rasti në fjalë është që pacienti ka ardhur pa shenja jete dhe përkunder reanimacionit nga ana e ekipës kujdestare nuk është kthyer në jetë. Çdo vdekje është protokoll që ne i mbajmë dy orë dhe më pas ju dorëzohet familjarëve për procedurat e varrimit. Veni ku ju e shihni nuk është adekuat, mirëpo për momentin është e vetmja zgjidhje” i ka thënë Zeqiri për “Zyrës së Ankesave”.

https://www.facebook.com/watch/?v=292949899195528