Fisnikët vazhdojnë të sjellin projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen shumë në publik.
Fisnikët sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Ne të dy”, shkruan lajmi.net.
Kësaj radhe, Fisnikët bashkëpunuan me Ertila Kokën, ndërsa tekstin e këngës e shkroi vetë Agim Gërguri.
Këtij projekti ia shoqëruan edhe videoklipin, kurse për muzikën u kujdes Besim Gashi dhe Erzen Berveniku (Fisnikët).
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Fisnikët dhe Ertila Koka.