Fjalë Kyçe

“Në vend se Thaçi të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin e ri me Serbinë”

“Në vend se Thaçi të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin e ri me Serbinë”

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar se sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-Vujanoviq.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti ka thënë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t’i kthejnë ato 8.200 hektarë, shkruan Gazeta Alo.

Kurti,  ka thënë se në vend të përmbushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri edhe me Serbinë.

Postimi i tij i plotë:

Sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-Vujanoviq. Thanë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t’i kthejnë ato 8.200 hektarë. Kësisoj i mashtruan deputetët që ratifikuan demarkacionin më 21 mars 2018. Në vend të përmbushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri edhe me Serbinë. ‘Korrigjimet’ e njeriut më të gabuar që ka Kosova janë veçse gabime të reja. Një qeveri e re e Kosovës duhet ta mundësojë korrigjimin e pasurisë së tij./Gazeta Alo/