Fjalë Kyçe

Në vendet më të shtrenjtë në botë për të jetuar, ja ku renditet Kosova

Në vendet më të shtrenjtë në botë për të jetuar, ja ku renditet Kosova

Zvicra është vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar.

Kështu thotë studimi i fundit që e vendos këtë shtet në krye të listës. Në këtë listë të Zvicra pasohet nga Norvegjia dhe Finlanda.

Në këtë studim i kryer nga “CEOWORLD” gjithashtu janë bërë edhe disa nënndarje. Për qira  kryeqyteti i Kinës është më i shtrenjti. Hong Kongu ndiqet nga Singapori, Luksemburgu, Zvicra dhe Katari.

Sa i përket çmimeve nëpër dyqane, Zvicra renditet në vend të parë si vendi me çmimet më të larta, pasohet nga Koreja e Jugut, Norvegjia, Islanda dhe Japonia.

Edhe sa i përket restoranteve shteti alpin renditet në vendin e parë. Pasohet nga Islanda, Norvegjia, Danimarka dhe Luksemburgu, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë vendet më të lira për qira janë Afganistani, Pakistani, Somalia, Nepali e Kuba.

Për çmimet më të lira në dyqane, Afganistani renditet i pari, i pasuar nga Pakistani, Uzbekistani, Siria dhe Gjeorgjia.

Restorantet më të lira ndërkohë janë në Tunizi, Algjeri, Pakistan, Indi dhe Afganistan.

Ndërkohë në listën e përgjithshme sa i përket shteteve më të shtrenjta në të cilën prinë Zvicra, Kosova renditet në vendin e 124, nga 132 shtete gjithsejtë, duke u bërë kështu një prej shteteve më të lira në botë për të jetuar.