Fjalë Kyçe

Në Veternik qytetari kapet duke vjedhur ujin nga shtëpia e mërgimtarit

Në Veternik qytetari kapet duke vjedhur ujin nga shtëpia e mërgimtarit

Një rast i vjedhjes së ujit është kapur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina në lagjen Veternik në Prishtinë.

Siç ka shkruar në Facebook KRU “Prishtina”, një qytetar është kapur duke vjedhur ujin e fqinjit mërgimtar.

“E Shëmtuar! Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën ‘Veterniku’ në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër. Pra, bashkatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!” thuhet në shkrimin e Ujësjellësit.

KRU “Prishtina” në vazhdimësi është ankuar për keqpërdorime të ujit të pijes e për borxhe të mëdha të konsumatorëve. Aktualisht kompania ka thënë se borxhet ndaj saj kapin vlerën e mbi 40 milionë euro.