Fjalë Kyçe

Në Vranidoll, zjarrfikësit e shuajnë zjarrin, banorët e ndezin sërish

Në Vranidoll, zjarrfikësit e shuajnë zjarrin, banorët e ndezin sërish

Problemi me zjarret në Kosovë nuk duket se është afër për t’u tejkaluar.

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, banorët kanë raportuar se me zjarrin që ka kapluar malin afër ish-kazermës së FSK-së nuk është duke u merrur me asnjë njësi e zjarrfikësve.

Sipas tyre, zjarri është i përmasave të mëdha.

Mirëpo, njëjtë nuk po thotë Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka.

Ai për lajmi.net tha se zjarri që është ndezur dje, është shujtuar gjatë ditës së sotme, mirëpo se qëllimisht ai është rindezur nga dikush.

“Zjarri në Vranidoll është që dy ditë. Ne kemi intervenuar me njësitet tona mirëpo dikush e ka rindezur atë. Edhe momentalisht janë zjarrfikësit në atë pjesë”, ka thënë ai.

Zeka po ashtu ka bërë të ditur se nuk është vetëm rasti i Vranidollit në rajonin e Prishtinës, por se 19 vatra të zjarrit janë aktive në të cilat kanë intervenuar njësitet e zjarrfikësve.

Kujtojmë, se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot në mbledhjen e Qeverisë se do të hartohet një plan urgjent për parandalimin e zjarreve në pyje.