Kanë kaluar gjatë muaj që kur Kuvendi i Kosovës ne ka miratuar buxhetin, ku përfshihet edhe ndarja e 300 mijë euro për kyçjen e komunës së Vushtrrisë në ujësjellës, por rreth 65 fshatra të këtij qyteti ende kanë mbetur pa u ujë të pijes.
Kjo për shkak se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk i ka bartur mjetet tek komuna.
I pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një intervistë për KosovaPress, thotë se ministria është duke e bllokuar projektin e kyçjes në ujësjellës tash e gjashtë muaj.
Përkundër kësaj, ai deklaron se projekti do të vazhdoi me mjete vetanake të komunës dhe me participim të qytetarëve.
Për vendimin e ri të Qeverisë në emërimin e bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, Tahiri thotë se janë emëruar politikisht dhe jo profesional.
Kryetari i Vushtrrisë kërcënoi Qeverinë se në rast mos reflektimi do të rishqyrtojnë bashkëpunimin me këtë kompani.
Kryetari Tahiri po ashtu i mohoi të gjitha zërat se ka përçarje ndërmjet koalicionit qeverisës që ai e udhëheq. Thekson se ka një stabilitet të plotë mes gjitha partive.