Fjalë Kyçe

Nëna e pastrehë me vajzën, kërkon ndihmë para derës së ish-deputetit Labinot Tahiri

Nëna e pastrehë me vajzën, kërkon ndihmë para derës së ish-deputetit Labinot Tahiri

Një nënë dhe vajzë nga Suhareka po kërkojnë ndihmë nga Labinot Tahiri.

Labinot Tahiri pak minuta më parë ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ku tregon se si një nënë dhe vajza e saj nga Suhareka ka ditë që po qëndrojnë pranë shtëpisë së tij duke kërkuar ndihmë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari i cili nuk arriti të marr një ulëse në kuvend këtë mandat është shprehur i gatshëm të ndihmoj ata me pagesë 10 mujore të qirasë.

“Mirëmengjesi shpirtêra të mirë!
Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime!
Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mêngjes!
Kjo nanë ka kêrkuar që të i’a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj!
Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njifni le ta merr pêrsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses.
Pêr 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë!
#Jasht #Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!” ishte postimi i Labinotit.

https://www.instagram.com/p/B3obA4KhIIg/