Fjalë Kyçe

Nëna e Përparim Ramës në ceremoninë e betimit të tij

Nëna e Përparim Ramës në ceremoninë e betimit të tij

Përparim Rama është betuar sot si Kryetar i Komunës së Prishtinës për katër vitet e ardhshme, raporton Express.

Në ceremoninë e betimit ka marrë pjesë edhe nëna e Ramës. Madje, në një moment, Rama është afruar dhe ia ka puthur dorën.

Ndryshe, në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar”, ka deklaruar kryetari Rama.

“Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka thënë Rama.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.