Fjalë Kyçe

Nëna në Mitrovicë e lindi fëmijën pa shenja jete, policia po dyshon për vrasje

Nëna në Mitrovicë e lindi fëmijën pa shenja jete, policia po dyshon për vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut, një grua ka lindur foshnjën pa shenja jete.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet çështje penale në lidhje me incidentin.

Ngjarja kishte ndodhur më 13 qershor rreth orës 11:50, ndërsa urdhëri për hapje të çështjes penale është marrë dje.

“Mitrovicë Veri (NN) 13.06.2021 – 11:50. Me datën e lartcekur viktima femër kosovare në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut ka lindur foshnjën e gjinisë mashkullore pa shenja jete. Pastaj me datë 09.07.2021 pas një pune hetimore, prokurori kujdestar ka urdhëruar që në bazë të gjitha informacioneve, deklaratave dhe dokumenteve mjekësore të mbledhura, të hapet çështja penale në lidhje me incidentin”, thuhet në raportin e policisë.