Brittany Jencik nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, është nëna që i infektoi me coronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj, disa prej të cilëve janë të adoptuar.
Të gjithë pos njërit fëmijë, janë infektuar para pesë javësh prej nënës së tyre, e cila nuk kishte asnjë simptomë të sëmundjes, transmeton Telegrafi.
“Sëmundja na goditi si një tren i shpejtë”, ka thënë Jencik, kur përshkroi kohën që sëmundja filloi të zhvillohet dhe nisi të tregonte shenjt e para, ndërsa të njëjtat iu shfaqën më pas edhe familjarëve.
Gjendja e saj përkeqësohej gjatë tërë kohës, ndërsa e njëjta gjë iu ndodhet edhe fëmijëve të saj. Ajo nuk e di si është infektuar, apo sa gjatë e ka pasur sëmundjen deri i infektoi edhe të tjerët.
“Ishte e tmerrshme, sepse isha gjithnjë përpara tyre, nëpër gjithçka që kalojë unë, do ta përjetonin edhe ata”, ka thënë ajo. Derisa po qëndrojnë në izolim, gjendja e të gjithëve është nën kontroll, ndërsa janë në shërim e sipër.
Familjarët dhe të afërmit, janë kujdesur që t’ju pastrojnë shtëpinë dhe t’i furnizojnë me ushqime, derisa ata e kishin të pamundur t’i kryejnë këto obligime.
Shtëpia e tyre është dezinfektuar nga një njësit prej 12 personash me veshje speciale, derisa ata qëndruan përjashta shtëpisë për dy orë, në mënyrë që pastërtia të jetë në nivel.