Fjalë Kyçe

Nëna shqiptare tenton t’i fusë drogë djalit në burg

Nëna shqiptare tenton t’i fusë drogë djalit në burg

Nëna e një të burgosuri të dënuar për vjedhje në Vlorë është përpjekur që t’i fusë drogë në burg djalit të saj, ditën e djeshme (14 gusht).

Policia njofton sot se droga e llojit kanabis sativa ishte futur në shuallin e një palë atleteve sportive.

“Më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B dhe kjo e fundit tentoi ti fusë në I.E.V.P e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje)”,- informon policia.

Shtetasja 45-vjeçare L.B është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Futja  ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”, ndërsa është ndalur për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” edhe shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë