Albumi i Gashit është promovuar edhe në “Times Square” në Nju Jork.
Gashi ka publikuar dje albumin e tij të parë, i cili përfshin disa projekte muzikore, shkruan lajmi.net.
Reperi shqiptar e ka promovuar albumin në një ndejë ku mblodhi miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Së fundi, ai ka postuar një video në Instagram, ku shfaqet në sheshin “Times Square”, ndërsa në ekranet gjigante promovohet albumi i tij.
“Nënë, ia dola”, ka qenë mbishkrimi që reperi Gashi ia ka lënë kësaj videoje.