Fjalë Kyçe

Nënkryetari i AAK-së thotë se zgjedhje do të ketë, e askush nuk duhet frikësuar nga to

Nënkryetari i AAK-së thotë se zgjedhje do të ketë, e askush nuk duhet frikësuar nga to

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se në Kosovë nuk ka vakum institucional, derisa ka shprehur bindjen se në vend do të ketë zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të frikohet nga zgjedhjet duke potencuar se të gjithë paraprakisht kanë kërkuar zgjedhje.

“Në Kosovë nuk do të ketë vakum institucional dhe as anarki. Funksionimi dhe stabiliteti i shtetit nuk janë dëshira interpretimesh personale”, ka thënë Berisha, përcjell Koha.net. “Zgjedhjeve nuk ka arsye t’iu trembet askush. Të gjithë që kërkuan zgjedhje, tashmë i kanë para vetes. Zgjedhje do të ketë. Të gjithë duhet t’i nënshtrohemi vendimit të sovranit (popullit)”, ka thënë më tej ai.