Fjalë Kyçe

“Nëntë fëmijë që janë kthyer nga Siria në Kosovë janë pa familje”

“Nëntë fëmijë që janë kthyer nga Siria në Kosovë janë pa familje”

Pas kthimit të 110 personave në Kosovës që morën pjesë në luftërat e huaja, në Siri, prej 74 fëmijë 9 prej tyre kanë humbur familjet në luftë.

“Janë kthyer  në Kosovë 110  persona , 4 luftëtetar , dhe 74 fëmijë  përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur  prindërit në luftë”, ka njoftuar drejtori përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Qalaj ka theksuar se të gjithë personat që kanë kryer vepra penale do të dalin para drejtësisë kurse të tjerëve do t’iu ofrohet ndihma e nevojshme për rihabilitim dhe rintegrim.

Në një listë të Qeverisë së Kosovës që ka siguruar Insajderi, 16 fëmijë kosovarë gjendën vetëm në kampet Roj dhe Al-Nisa. Kë këto kampe gjenden edhe 12 gra. Disa prej fëmijëve kanë lindur atje. Përveç gjendjes së luftës, kosovarët që janë duke qëndruar atje janë duke u përballur me sëmundjen e kolerës.