Fjalë Kyçe

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Komoran

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur dje në Komoran rreth orës 13:48.

Nga aksidenti që ka ndodhur në mes dy veturave janë lënduar shoferët e automjeteve dhe shtatë pasagjere gra. Të njëjtit janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit e automjeteve meshkuj K/Shqiptarë dhe shtatë pasagjere të gjitha femra K/Shqiptare. Të lënduarit për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Alo/