Fjalë Kyçe

Nëntë vjet nga publikimi i këngës ‘Vibe’ nga Dafina, Tuna dhe 2po2

Nëntë vjet nga publikimi i këngës ‘Vibe’ nga Dafina, Tuna dhe 2po2

Janë bërë nëntë vjet nga publikimi i këngës ‘Vibe’ nga Dafina Zeqiri, Tuna dhe 2po2, shkruan GazetaAlo.

Kjo këngë e publikuar më 10 gusht 2010, i dha revolucion muzikës dhe estradës shqiptare, ky projekt njihet si njëri ndër më të veçantit të asaj kohe. Ndërsa ngjyrim më të madh i dha këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila solli ndryshime të mëdha në tregun tonë muzikor.

Image result for Vibe dafina zeqiri tuna 2po2

Muzika është punuar nga DonArbas, teksti nga reperi 2po2 ndërsa videoklipi nga studio EnterMedia, kjo këngë tani arrin shifrën e klikimeve me 15 milionë.

Skenar interesant i përgatitur në klip, projekti i ngjanë filmave me metrazh të shkurtër aksion, ndërsa aq luftarake duken të katër personazhet.

Projekti ‘Vibe’ bashkoi fenomenet më të mëdha të muzikës, Dafina Zeqirin dhe Tunën, por që më vonë plasi sherri mes dy këngëtareve, duke u bërë konkurente në mes vete.

Lufta mes dy këngëtareve ngjalli debat të madh në opinionin publik, shkak ishin publikimet e përgjimeve telefonike të këngëtares Dafina Zeqiri, e cila kjo e fundit ka fyer këngëtaren Altuna Sejdiun.

Këngëtarja Altuna Sejdiu më pasë mori stafetën si këngëtarja më me bujë në vitin 2013 në estradën shqiptare.

Megjithatë të dyja këngëtaret njihen për stilin e tyre të veçantë në muzikë, ku edhe sot vazhdojnë të kenë ndikim të madh në treg./GazetaAlo/

Image result for dafina zeqiri tuna