Fjalë Kyçe

Nervoz pas takimit me Kurtin, Vuçiq i reagon me poshtërim Petkoviqit

Nervoz pas takimit me Kurtin, Vuçiq i reagon me poshtërim Petkoviqit

Pas takimit të se hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, nuk ka mundur ta fshehë nervozizmin. E, në tërë këtë nervozë të Vuçiqit, viktimë ishte Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar gazetarëve, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një moment është ndalur, me ç’rast Petkoviq, deshi t’i pëshpëriste, por reagimi i Vuçiqit ishte poshtërues për vartësin e tij.

Derisa po tregonte se çfarë kishin biseduar gjatë takimit me Kurtin, Vuçiq në një moment u ndal dhe po mendohej. Prandaj Petkoviq deshi ta ndihmonte, duke i pëshpëritur, por kjo nuk i pëlqeu shefit të tij dhe e bëri të skuqej para kamerave drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kurdo që mendon se nuk me kujtohet, ose ndalem për një sekondë, mendo dy herë nëse e di ose jo”, tha Vuçiq, duke ia tërhequr vërejtjen Petkoviqit për shkak të pëshpëritjes, transmeton Telegrafi.