Zinedine Zidane iu ka bërë me dije drejtuesve të Real Madridit se duhet të hyjnë në negocim me Lyon për të siguruar shërbimet e mesfushorit Tanguy Ndombele, sipas “El Confidencial”.
Mesfushori francez ka treguar nivel të lartë loje që kur kaloi nga Amiens te Lyon dhe është kthyer në objektivin parësor të Juventusit, por 22-vjeçarin e kanë ndjekur nga afër edhe Manchester City e PSG.
Ndombele do të kthehet në objektiv të parë nga Real Madridi nëse nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e Paul Pogba nga Manchester United.
Mesfushori ka kontratë me Lyon deri në vitin 2023 dhe klubi francez e ka shprehur hapur se nuk do e shesë për më pak se 80 milionë euro xhevahirin e tyre, ndërkohë që Pogba do t’i kushtonte dyfishi i kësaj shume Real Madridit.