Fjalë Kyçe

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë në lokalizimin dhe arrestimin e Arben Humajt, person i rrezikshëm, i dyshuar për mashtrim, vjedhje e dhunim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Personi i dyshuar është:

ARBEN (SAFET) HUMAJ i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë,

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

20- (njëzet) raste për veprën penale ‘Mashtrim,

2-(dy) raste për veprën penale ‘Vjedhje’

1-(një) rast për veprën penale ‘Dhunim’.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: [email protected].