Në vazhdim lexoni cila fjalë e thënë zbulon mençurinë tuaj
Njerëzit e mençur dallohen nga të tjerët për sinqeritetin drejt dijeve, kureshtjes, kuptimit të mirë për humor dhe përshtatjen me çdo situatë, transmeton Telegrafi.
Jastin Kruger dhe David Daning kanë bërë hulumtimin me titullin “Të pakualifikuar dhe të pavetëdijshëm për të: Si çojnë vështirësitë në dallimin e paaftësive vetjake deri te vetëvlerësimi”.
Studimi ka përfshirë nxënës të shkollave të mesme të cilët kanë pasur për detyrë që pas punimit të maturës të vlerësojnë aftësitë e tyre në zgjidhjen e detyrave.
Rezultatet e studimit të cilat janë publikuar në revistën “Journalof Personality and Social Psychology”, kanë treguar që njerëzit më pak inteligjentë mbivlerësojnë dijet dhe shkathtësitë e tyre.
Në të vërtetë, maturantët të cilët kanë theksuar që shkëlqyeshëm e kanë kaluar provimin, kanë pasur vetëm një pjesë të zgjidhjeve të sakta, ndërkaq rezultatet e tyre janë gjendur ndër më të ulëtat në mesin e gjeneratës.
Karakteristikë e përbashkët e njerëzve inteligjentë është që ata pa ngurrim do të thonë “nuk e di”, nëse vërtet gjenden në situatën apo problemin për të cilin nuk e dinë zgjidhjen.