Fjalë Kyçe

“Nëse mban frymën 10 sekonda pa u kollitur, s’ke koronavirus” Sa e vërtetë është kjo?

“Nëse mban frymën 10 sekonda pa u kollitur, s’ke koronavirus” Sa e vërtetë është kjo?

Prej javësh, në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një mit, sipas të cilit, nëse ia del ta mbash frymën për 10 sekonda pa u kollitur apo pa patur probleme të tjera, do të thotë se nuk je prekur nga pandemia Covid-19.

Diçka të tillë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hedhur poshtë, duke shtuar se edhe nëse ia dilni të mos kolliteni (dhe jo vetëm), s’do të thotë që s’jeni të infektuar.

“FAKT: Të jesh në gjendje të mbash frymëmarrjen për 10 apo më shumë sekonda, pa u kollitur apo pa u ndjerë në vështirësi, NUK do të thotë që jeni i lirë nga sëmundja e #kororavirusit ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.”, shkruhet në postimin e OBSH-së në Shqipëri.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=223710732327498&id=108216470543592