Fjalë Kyçe

Nëse parkoheni në vende të palejuara, veturës tuaj do t’i ndodh kjo gjë  

Nëse parkoheni në vende të palejuara, veturës tuaj do t’i ndodh kjo gjë  

Dhjetëra vetura janë bllokuar nga Policia e Kosovës në rrugën “B” në Prishtinë.

Ndonëse ishte paralajmëruar muaj më parë bllokimi i rrotave të veturave që parkohen në vende të palejuara, një praktikë e tillë nuk është parë thuajse asnjëherë në rrugët e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka lënë karrotrecat  dhe ka filluar t’i bllokojë rrotat e automjeteve, pronarët e të cilëve i kanë parkuar ato në vende ku nuk lejohet parkimi.

Bllokimi i automjeteve po bëhet nga punëtorët e kompanive të autorizuara private,  nën asistencën e Policisë së Kosovës.

“Ne nuk i vendosim vetë. Jemi kompani private. Vimë dhe i vendosim bllokuesit kur na thërret policia”, tha për rtklive.com, një punëtor i një kompanie që është kontraktuar për këtë shërbim.

Gjithsesi ky ndëshkim duket më i lehtë se sekuestrimi i automjetin pasi qytetarët ishin detyruar të paguanin veç gjobës edhe bartjen e veturës me karrotrec dhe qëndrimin në parking të automjetit.

Në këtë rast, mjafton pagesa e gjobës dhe punëtorët e kompanisë do të heqin bllokuesin.