Fjalë Kyçe

“Nëse për ju Kosova nuk është Serbi, as për ne Republika Serbe nuk është Bosnjë”!

“Nëse për ju Kosova nuk është Serbi, as për ne Republika Serbe nuk është Bosnjë”!

Shoqata e Familjeve të të Kidnapuarve dhe të të vrarëve në Kosovë, siç quhet ajo, ka kritikuar anëtarin boshnjak e kroat të Presidencës së BeH, pasi votuan që Bosnja e Hercegovina të njohin pavarësinë e Kosovës, raporton agjencia serbe e lajmeve B92, transmeton Koha.net.

“Zhelko Komshiq, Bakir Izetbegoviq, Shefko Xhaferoviq, nëse për ju Kosova nuk është Serbi, as për ne Republika Serbe nuk është Bosnjë”, kanë thënë ata të kësaj shoqate.

Sipas këtij burimi, ata i kanë pyetur pse asnjëherë nuk kanë dënuar krimet dhe gjenocidin ndaj serbëve në Republikën Serbe dhe në BeH”.

“Thoni se Kosova është shtet i pavarur, meqë shqiptarët nuk duan të jetojnë në Serbi, por ta dini se as serbët nuk duan të jetojnë në Bosnjën islamike”, thuhet në komunikatën e kësaj Shoqate, siç e citon b92.

Anëtarët nga radhët e boshnjakëve dhe të kroatëve të Kryesisë së BeH, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq në mbledhjen e Kryesisë së BeH dje votuan për njohjen e, siç e quan kjo agjenci Republikën e Kosovës, Kosovës së vetëshpallur, ndërsa anëtari serb i kësaj Kryesia ishte kundër.