Fjalë Kyçe

Nesër bëhet vaksinimi mobil në shkollën e mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë

Nesër bëhet vaksinimi mobil në shkollën e mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se kanë organizuar për nesër  ekipe mobile për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë.

Sipas MSH’së, vaksinimi po bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe zhvillohet nga ora 08:00 në mjediset e kësaj shkolle.

“Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin, sikurse edhe mediat”, thuhet nga kjo ministri.

Dita/Data: E premte, 26 nëntor, 2021

Koha: 08:00

Vendi: Shkolla e Mesme “Eqrem Qabej “, Prishtinë

Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19