Fjalë Kyçe

Nesër do të ketë ndërprerje të ujit në Prishtinë në zonën qendër

Nesër do të ketë ndërprerje të ujit në Prishtinë në zonën qendër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton për disa punime teknike të domosdoshme.

Gjatë ditës së nesërme, 5 dhjetor 2020 e shtunë do të realizohen disa punime teknike në ndërrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë.

Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30.

Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga ” Dëshmorët e Kombit” që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes ” Ulpiana” duke vazhduar me lagjen e ” Spitalit” e deri te fillimi i lagjes ” Veternik në Prishtinë.

Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët!