Kosova për herë të parë ka gjasa për të fituar një nominim në garën e famshme filmike, Oscars.
Përmes një postimi në rrjete sociale, aktorja kryesore e filmit të suksesshëm Yllka Gashi, ftoi të gjithë ta shpërndajnë fotografinë e filmit.
“Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.
Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022″, shkruan Yllka Gashi në postimin e saj.