Fjalë Kyçe

Nesër ftohtë dhe mjegull 

Nesër ftohtë dhe mjegull 

Instituti Hdrometorologjik i Kosovës, njofton se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten aktive edhe për ditën e mërkurë.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.

Temperaturat  minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius.

Qarkullimi i masave të ajrit do të jetë i dobët dhe do të ndikoj negativisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, ndërsa pasdite nga juglindja.