Fjalë Kyçe

Nesër hapen terminet për viza pune për në Gjermani

Nesër hapen terminet për viza pune për në Gjermani

Nesër edhe zyrtarisht nisin terminet për viza pune për në Gjermani.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se lista e regjistrimeve për termine për viza pune për të aplikuar në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00.

“Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë.

Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe”, është bërë e ditur në njoftimin e Ambasadës.