Fjalë Kyçe

Nesër jepen dozat e dyta të vaksinave kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësor

Nesër jepen dozat e dyta të vaksinave kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësor

Nesër më datë 2 qershor në sallën “1 Tetori” do të jepen dozat e dyta të vaksinës kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësor.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.

Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!