Fjalë Kyçe

Nesër mbahet seminar me trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë

Nesër mbahet seminar me trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Bordi i Shoqatës së Trajnerëve, nesër, më 28 shkurt, në orën 9:00, në hotel “Emerald” do të organizojë seminar njëditor për trajnerë, shkruan GazetaAlo.

Ligjërues në këtë seminar do të jenë emrat e njohur të futbollit kroat si Luka Milanoviq, Petar Kerpan, Nenad Graçan dhe Robert Jarni.

Pjesëmarrja në këtë seminar është e lejuar vetëm për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë. /GazetaAlo