Fjalë Kyçe

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e cila do të fillojë nga ora 10:00, do të diskutohen pika të mbetura nga seancat e kaluara, dhe pikat për seancën e re.

Më poshtë e keni rendin e ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:

7. Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë
8. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

IV. Seanca plenare, e paraparë të mbahet më 12 dhjetor 2022:
1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
V. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
11. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave